12.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Si po e lë kryeqytetin Danella Arsovska? Shkupi po mbyt nga mbeturinat, kontejnerët të mbushur, rrugët e ndotura

Shishe plastike, qese, mbetje ushqimi, mobilie dhe mbeturina ndërtimi janë vetëm disa nga mbeturinat që çdo ditë mbulojnë rrugët e Shkupit. Kontejnerët e mbeturinave shpesh janë të mbushur tej mase, ndërsa plehrat grumbullohen rreth tyre, duke krijuar një pamje të shëmtuar dhe potencialisht të rrezikshme për higjienën e kryeqytetit, vetëm 20 ditë para zgjedhjeve lokale.

Qytetarët alarmojnë se kjo nuk është një incident i izoluar, por një problem i vazhdueshëm që po përkeqësohet. Sipas tyre, mbeturinat shpesh nuk mblidhen në kohë, veçanërisht gjatë periudhës së fundit, dhe era dhe pamja janë gjithnjë e më të padurueshme.

Nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” njoftuan se ekipet e tyre po kryejnë detyrat sipas orarit, por pranojnë se javët e fundit ka një rritje të konsiderueshme të mbeturinave të hedhura, sidomos të mëdha dhe ndërtimore, gjë që ngarkon sistemin shtesë.

“Mbeturinat nga kontejnerët në banesa individuale mblidhen dy herë në javë, ndërsa kontejnerët e vendosur në hapësira publike për mbeturinat komunale pastrohen një herë në ditë. Kohët e fundit, Ndërmarrja Publike ‘Higjiena Komunale’ Shkup përballet me sasi jashtëzakonisht të mëdha të mbeturinave komunale, të mëdha dhe ndërtimore, si në kontejnerë, ashtu edhe rreth tyre, në hapësira publike dhe rrugë. Për këto arsye, në disa lokacione mund të ketë vonesa në mbledhje dhe transport të mbeturinave”, njoftuan nga Ndërmarrja.

Javën e kaluar, Sindikatа SUTKOZ paralajmëroi se ndërmarrjet komunale përballen me borxhe, mungesë personeli dhe pajisjesh, si dhe me paga të ulëta dhe të parregullta.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit