Nga: Milutin L. Cerović / aktuelno.me
Përkthimi: Telegrafi.com
Toponimia, ose shkenca e emrave të vendeve, nuk është vetëm një disiplinë e thjesht gjuhësore -është njëkohësisht edhe çelësi për të kuptuar historinë, vazhdimësinë dhe identitetin e një hapësire. Ballkani Perëndimor, një hapësirë ku janë ndërruar qytetërimet, ka lënë pas një rrjet të shtresëzuar emrash: nga ato proto-indoevropiane, ilire dhe trake, tek ato greke dhe romake, e deri tek ato sllave dhe më të vonshme. Emrat e lumenjve, maleve dhe qyteteve ruajnë në vetvete gjurmë të së kaluarës më të vjetër se dy mijë e pesëqind vjet.]
Megjithatë, ajo që befason është se shumë prej këtyre emrave largohen sistematikisht jashtë kujtesës publike. Ndërsa disa përpiqen të përvetësojnë titullin e “më të vjetërve”, e vërteta reale tregon se rrënjët më të thella të toponimisë në Ballkan janë shumë më të ndërlikuara dhe shumë më të vjetra sesa duan të pranojnë mitologjitë zyrtare.
Shtresat më të vjetra
Emrat më të vjetër të hapësirës lidhen me njësitë natyrore – lumenjtë dhe malet. Këto nuk janë rastësi: hidronimet dhe oronimet mbijetojnë për mijëra vjet, sepse popujt që vijnë rrallë i ndryshojnë emrat e lumenjve të mëdhenj dhe vargmaleve. Kështu gjejmë rrënjë proto-indoevropiane tek emrat si:
Tara – lumë dhe mal, i lidhur me rrënjën indoevropiane tar- (rrjedhë, kalim).
Drinus (Drina) – një nga emrat më të vjetër në Ballkan.
Bathinus (Bosnja) – hidronim me prejardhje proto-indoevropiane.
Morava – emër lumi, i lidhur me konceptin “det, ujë”.
Shtresa ilire
Me shfaqjen e ilirëve, nga viti 1200 p.e.s. deri në pushtimin romak, zhvillohet një rrjet i qendrave të para urbane. Toponimet më të njohura të asaj kohe janë:
Scodra (Shkodra) – kryeqyteti i mbretërisë ilire.
Narona – qytet pranë Metkoviqit të sotëm.
Neretva (Narenta, Naroenta) – hidronim ilir.
Zenta (Zeta) – lumë dhe rajon në Mal të Zi.
Dardania – rajon i Kosovës dhe i një zone më të gjerë.
Shtresat greko-romake
Me ardhjen e grekëve dhe romakëve, emrat ilirë në përgjithësi u përvetësuan, por u krijuan edhe rinj:





