12.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

Si e shfrytëzoi Vuçiq platformën e djalit të Trump për të çuar mesazhe në Shtëpi të Bardhë – detaje nga intervista në Beograd

Djali biznesmen i Donald Trump, Donald Trump Jr, para tri ditëve shkoi në një vizitë në Serbi ku edhe u takua me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë kësaj vizite, Trump Jr në një podcast të tij intervistoi Vuçiqin dhe dha disa pikëpamje për Serbinë, Kosovën e rajonin.

Në fillim të këtij podcast-i, Trump Jr e prezanton Serbinë si një shtet që aktualisht “qëndron për sovranitet dhe kufij të sigurt”, ndërsa thotë se shtetet perëndimore të Europës po e bëjnë të kundërtën, shkruan Gazeta Express.

“Është një vend që trashëgimia e bombardimeve të NATO’s e vitit 1999 ende është e pranishme. Dhe ajo që është vërtet e pabesueshme është se grupe si NATO kishin një pikëpamje shumë të ndryshme mbi integritetin territorial kur bëhet fjalë për Serbinë dhe Kosovën, krahasuar me qëndrimin e tyre ndaj Ukrainës”, thotë Trump Jr në këtë video.

Më pas, duke e shpjeguar vendndodhjen e Serbisë në hartën e Europës, Trump Jr shfaq një hartë ku Kosova është pjesë e Serbisë.

Duke dhënë një sfond të ngjarjeve të shpërbërjes së Jugosllavisë, djali i Trump thotë se bombardimet e NATO’s në Serbi shihen se kanë ndodhur si shpërqendrim nga skandali i presidentit demokrat, Bill Clinton me Monica Lewinsky.

“Tensionet në Kosovë, një regjion me shqiptarë etnikë në Serbi, eskaluan në një konflikt të hapur në vitin 1998. NATO më pas e bombardoi Serbinë më 1999, që rezultoi me tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Kjo erdhi në pikën më të lartë të skandalit mes Bill Clinton dhe Monica Lewinsky. Dhe shumë njerëz, veçanërisht tani pas një periudhe reflektimi, shumë e shohin këtë bombardim si një shpërqendrim nga ai dështim për Bill Clintonit”.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit