19.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Shtyhet procesi gjyqësor për prindin i cili sulmoi dy futbollist 15 vjeçar në Shtip

Në Gjykatën Themelore të Shtipit sot duhej të fillojë gjykimi i prindit 43 vjeçar, i cili fizikisht ka sulmuar dy futbollist të rinj në ndeshjen mes “Shkupit” dhe “Bregallnicës”, por është anuluar, pasi avokati i tij mbrojtës kërkoi që gjykata t’i siguronte një përkthim të aktakuzës në gjuhën shqipe, por edhe përkthim simultan gjatë procesit gjyqësor. Procesi gjyqësor vazhdon më 29 shtator.

Prokuroria Themelore Publike në Shtip, ka ngritur aktakuzë kundër prindit 43 vjeçar, për veprën penale – Dhunë, që ndodhi në stadiumin “Bello Bërdo” më 24 gusht. Incidenti ka ndodhur minutën e 89-të të ndeshjes, kur gjyqtari për shkak të një ndërhyrje të gabuar dha kartonin e dytë të verdhë, duke përjashtuar djalin e të dyshuarit i cili luante për “Shkupin”.

I pakënaqur me vendimin, djali fillimisht u soll në mënyrë josportive dhe u përpoq të përplaset me një nga lojtarët e “Bregallnicës”. Pastaj, babai hyri në fushë dhe filloi të sulmojë dy fëmijët duke u shkaktuar atyre lëndime trupore. Në fushë hynë edhe persona të tjerë nga publiku, të cilët parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes, thuhet në njoftimin e PTHP-së nga 25 gushti.

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) menjëherë ka shqiptuar dënimin më të ashpër për përjashtimin nga organizata futbollistike të lojtarit me numrin nëntë të ekipit të KF “Shkupi”, i cili e ka prindin në paraburgim. Përveç tij, dy lojtarëve të tjerë të “Shkupit”, të përfshirë në incident, u është shqiptuar dënimi me ndalim lojërash për një periudhë tre mujore. Dënim për të mos luajtur katër ndeshje ka marrë edhe një futbollist 15-vjeçar i “Bregallnicës” nga Shtipi, i cili është përfshirë në lojë të dhunshme dhe në vetëmbrojtje gjatë sulmit. Për këtë incident ka masa edhe për dy klubet e futbollit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit