Kërçovë, 24 nëntor – Autostrada Kërçovë-Ohër nuk do të përfundojë vetëm me 600 milionë euro, aq sa ka kushtuar deri më tani ndërtimi i saj. Për përfundimin e saj do të nevojiten më shumë fonde, paralajmëroi sot drejtori i Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore, Koce Trajanovski, i cili së bashku me ministrin e transportit Nikolloski inspektuan punimet ndërtimore.
“Ndoshta do të duhen sepse ky projekt është bërë që në vitin 2014. Atëherë standardet ishin ndryshe, tani janë ndryshe dhe ne duhet t’i ndjekim standardet evropiane. Dhe kjo është arsyeja pse mund të duhet që të plotësohet diku. Nuk mund t’ju them sa, sepse nuk kam informacione. Afati i përfundimit të kësaj autostrade është viti 2026 dhe ne shpresojmë dhe përpiqemi ta përfundojmë deri në atë kohë, normalisht nëse nuk shfaqen probleme të paparashikuara”- Koce Trajanovski – drejtor i NP “Rrugët Shtetërore”.
Edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, tha se deri në fund të vitit 2026 do të jetë gati e gjithë autostrada.