11.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

Shteti Bektashi, një propozim “si e do hasmi”

Ramadan Ramadani
Kam shumë miq, nga Shqipëria e “madhe” dhe ajo e vogël, që më pyesin nëse dhe kur do shkruaj për çështjen e shtetit bektashi të lajmëruar kohë më parë nga ana e kryeministrit aktual të Shqipërisë. Ndonëse pyetja shpesh ishte e formuluar mu kështu me pyetjen për kohën se kur do shkruaj menjëherë pas “nëse” asnjëherë nuk u përgjigja pozitivisht pasi kisha argumentet e mia se kjo nuk është gjë tjetër pos një truk gazetaresk që ia arriti qëllimit të bëhet temë edhe në disa media ndërkombëtare.

Andaj trajtimin tim të kësaj çështjeje, ndonëse ishte i sugjeruar me dashamirësi nga miqët shkaku i kompetencës time si historian i perudhës osmane dhe hoxhë, e quaja të panevojshëm dhe nuk doja të jem asnjëri nga katërdhjetë të mençurit që do nxirrnin gurin e budallait nga bunari.

Por, ka shumë arsye se si prej “nëse dhe kur” dola në “nejse dhe tani” e nga to ishte se kryeideatori i kësaj nisme dhe gati artikuluesi i vetëm e bëri një tërheqje në paraqitjen e dytë për këtë ide duke mohuar cenimin e sovranitetit të Shqipërisë dhe ca tërheqje tjera.

Thënë në pak fjalë e bëri synet vet iniciativën e vet. Aq sa ironikisht bëri të dihej e vërteta historike se tarikati bektashi ishte në esencë dhe historikisht një tarikat syni.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit