10.8 C
Skopje
Monday, October 6, 2025

Shtetet me të cilët Maqedonia e Veriut kryen më së shumti shkëmbim tregtar

Rritje e lehtë e tregtisë së jashtme në Maqedoninë e Veriut gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025

Gjatë periudhës janar – gusht 2025, në Maqedoninë e Veriut është shënuar një rritje e lehtë si në eksport, ashtu edhe në import, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Eksporti arriti vlerën prej 5.28 miliardë euro, që përfaqëson një rritje prej 1.69%, ndërsa importi u rrit me 2.67%, duke arritur në 7.54 miliardë euro.

Sipas të dhënave zyrtare, pjesa më e madhe e tregtisë së jashtme është realizuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, të cilat së bashku përbëjnë 47.7% të volumit të përgjithshëm të këmbimit tregtar. Nga ana tjetër, 59.8% e këtij volumi është realizuar me vendet e Bashkimit Evropian.

Në muajin gusht 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është regjistruar një ulje e eksportit prej 8.7%, ndërsa importi ka shënuar rritje prej 2.76%.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit