Shtetasja e Maqedonisë së Veriut me inicialet S.G. (80) nga rajoni i Manastirit ndërroi jetë në plazhin e Snën Stefanit në Mal të Zi, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore teksa notonte në det.
Lajmin e ka konfirmuar policia e Budvës për gazetën “Vijesti”, e cila ka kryer hetime në vendngjarje dhe ka njoftuar Prokurorinë e Lartë Shtetërore për rastin.
Ekipi i ndihmës së shpejtë mbërriti në vendngjarje, por përpjekjet për reanimim ishin të pasuksesshme. Sipas informacioneve, gruaja kishte qenë paciente me probleme të zemrës prej shumë vitesh.





