Athinë, 17 qershor – Pikërisht shtatë vjet më parë, më 17 qershor të vitit 2018, në fshatin e vogël Nivici (Psarades) në bregun e liqenit të Prespës nga pala greke, Shkupi dhe Athina nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, e cila mbylli mosmarrëveshjen e gjatë mes dy vendeve. Republika e Maqedonisë e ndryshoi emrin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është hapur rruga për integrime euroatlantike, por edhe perspektiva të reja në marrëdhëniet bilaterale me Greqinë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Marrëveshja u nënshkrua në periudhën kur tek fqinji jonë jugor në pushtet ishte SYRIZA, ndërsa tek ne LSDM-ja dhe u nënshkrua nga ministrat e atëhershëm të jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në praninë e kryeministrave të atëhershëm Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, mediatorit negociues Methju Nimic, ish-komisionerit për Zgjerimin e BE-së Johanes Han dhe ish- Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë dhe Siguri, Federika Mogerini dhe përfaqësues të tjerë të lartë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të dy vendeve.





