15.8 C
Skopje
Saturday, November 15, 2025

Shtatë shtetas të Turqisë arrestohen në Gostivar

Departamenti për Punë të Brendshme në Gostivar ka njoftuar se janë arrestuar shtatë shtetas të Turqisë, që siç tha, kanë keqpërdorur qëndrimin turistik. DPB Gostivar tha se ndaj tyre do të bëhet parashtresë përkatëse.

“Më 14.11.2025 në periudhën nga ora 14:50 deri në 15:55, zyrtarë policorë të DPB Gostivar në bashkëpunim me Sektorin për Krim Ndërkufitar, Migracione, të Huaj dhe Ri-pranim Gostivar dhe inspektorë të Inspektoratit të Punës, kanë kryer një kontroll aksion në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Beliçica” në Gostivar. Gjatë kontrollit, në objekt janë hasur dhe arrestuar shtatë shtetas të Republikës së Turqisë, përkatësisht M.K.(51), A.B(55), J.I(56), M.A.(40), T.U.(55), S.Ç.(35) dhe Xh.Ç.(33), për shkak se kanë keqpërdorur qëndrimin turistik, gjegjësisht kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin e lejes. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit