17.8 C
Skopje
Monday, November 3, 2025

Shqiptari që sfidon politikën zvicerane – Përparim Avdili synon postin e kryetarit të Cyrihut!

ëparim Avdili, shqiptar me shtetësi zvicerane dhe prejardhje nga Maqedonia e Veriut, është propozuar nga Partia Demokratike e Lirë e Zvicrës (FDP – Free Democratic Party of Switzerland) si kandidat për kryetar të qytetit të Cyrihut. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Avdili përmes një postimi në Facebook.

Në postimin e tij, ai ndalet te origjina e familjes, duke theksuar se rrënjët i ka nga Kumanova, ndërsa jeta e tij është e lidhur ngushtë me Zvicrën, ku është rritur dhe formuar.

“Jam rritur në Cyrih si fëmijë i një familjeje migrante. Arsimin e kam ndjekur në lagjet Altstetten dhe Albisrieden, dhe edhe sot jam i lidhur ngushtë me lagjen time – ende luaj futboll me shokët e fëmijërisë. E dua këtë qytet dhe çdo ditë e jetoj me pasion punën që bëj,” ka shkruar Avdili.

Pëparim Avdili ka prejardhje nga fshati Llojan i komunës së Likovës, në rajonin e Kumanovës. Kandidatura e tij për të udhëhequr një nga qytetet më të rëndësishme të Zvicrës përbën një moment domethënës për diasporën shqiptare në këtë shtet.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit