Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj, ka folur hapur për disa tema delikate nga jeta e saj personale gjatë një bisede “live” në TikTok me ndjekësit.
Emina u ndal fillimisht te martesa e saj e parë me një shqiptar, duke e përshkruar si një eksperiencë të vështirë.
“Ai ma ka pa thye qafën kur kam qenë e martuar me të, por kur nuk shkon, nuk shkon,” – tha ajo, duke e pranuar se martesa nuk funksionoi dhe se vendosi të vazhdonte jetën e saj.
Po ashtu, modelja u rikthye edhe te rrëfimi që kishte bërë pak ditë më parë në një podcast, ku zbuloi se shtatzënia e saj e tretë ka ardhur falë IVF (fertilizimit in vitro).
Cunmulaj tregoi se, pas dy vajzave, ajo dhe bashkëshorti i saj dëshironin të kishin edhe një djalë, ndaj zgjodhën këtë metodë për të bërë realitet ëndrrën e tyre.
Përballë kritikave që mori për këtë vendim, Emina dha përgjigjen e saj të qartë dhe të drejtpërdrejtë: “Bile edhe një djalë po shkoj, hë çka thua për kta që u tërbuan, kam shkuar te doktori i kam thënë, nëse më shkon më shkon, nëse nuk shkon, nuk ka me shku’, përfundoi ajo.