14.8 C
Skopje
Monday, November 17, 2025

‘‘Shqiptarët do të kundërpërgjigjen’’, Clark tregon bisedën me ish-president maqedonas pas vrasjes së Jasharve

‘‘Shqiptarët do të kundërpërgjigjen’’, Clark tregon bisedën me ish-president maqedonas pas vrasjes së Jasharve

Wesley Clark gjatë dëshmisë së tij ka folur për një takim me presidentin e atëhershëm të Maqedonisë së Veriut, Kiro Gligorov, pas vrasjes së familjes Jashari.

Clark njoftoi se Gilogorov e ka paralajmëruar atë se shqiptarët nuk do ta pranojnë vrasjen e familjes Jashari dhe do të kundërpërgjigjen

“Kur shkova të takoja presidentin Gligorov ai më shpjegoi se tani do të fillojë një konflikt për shkak të saj, kjo vrasje do të nxisë një konflikt, ai më tha shqiptarët do të kundërpërgjigjen, nuk do të pranojnë këtë që ndodhi, shqiptarët do të rezistojnë dhe do të kundërpërgjigjen ndaj kësaj vrasjeje”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit