15.8 C
Skopje
Saturday, November 8, 2025

Shqiponja” e Tiranës “fluturoi” në Kukës! Dhuratë e Lazim Destanit, i cili u nderua me Çelësin e Qytetit

Kukës, 7 nëntor – Në Kukës u zhvillua një ceremoni solemne për inaugurimin e monumentit “Shqiponja”, një vepër artistike voluminoze që prej ditës se djeshme, do të qëndrojë në hyrje të qytetit, aty ku kryqëzohen rrugët që lidhin Kukësin me Rrugën e Kombit dhe me zonën e Hasit.

Kjo vepër arti është një dhuratë nga filantropi tetovar Lazim Destani, i njohur për kontributin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të projekteve kulturore dhe kombëtare shqiptare.

Në ceremoninë e organizuar me pjesëmarrjen e institucioneve vendore, morën pjesë kryetari i Bashkisë së Kukësit Albert Halilaj, ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit