6.8 C
Skopje
Monday, December 15, 2025

Shqipëria renditet e gjashta në Junior Eurovision Song Contest 2025

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Junior Eurovision 2025, Kroni Pula u rendit e gjashta në këtë kompeticion muzikor që bëri bashkë fëmijë nga shtete të ndryshme të botës.

Në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore triumfoi këngëtarja franceze, Lou Deleuze, me këngën “Ce Monde”.

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Kroni Pula, ka arritur një rezultat mjaft dinjitoz, duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e 6-të mes 18 shteteve pjesëmarrëse. Me këngën “Fruta Perime”, Kroni u duartrokit gjatë në sallë, ndërsa grumbulloi në total 145 pikë.

Një moment kulminant ishte vlerësimi maksimal nga vetë fituesi i festivalit; juria e Francës i dha Shqipërisë 12 pikë.

Mbështetja për këngën shqiptare ishte masive edhe në votimin online. Nga votat e publikut që përfshinin votues nga 188 vende të ndryshme të botës, Shqipëria arriti të merrte plot 85 pikë, çka ishte vendimtare për t’u ngjitur në pjesën e sipërme të tabelës përfundimtare.

ObserverKult

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit