Shqipëria renditet e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike

Shqipëria është renditur në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike, sipas raportit më të fundit të National Cyber Security Index (NCSI 2026).

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin në rrjetet sociale duke theksuar progresin e vendit në këtë fushë.

May be an image of text

“Shqipëria renditet në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026. Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale”, ka shkruar Rama.

Raporti vlerëson vendet bazuar në kapacitetet kombëtare për të parandaluar, zbuluar dhe reaguar ndaj kërcënimeve kibernetike, si dhe në koordinimin ndërinstitucional dhe aftësinë për të mbrojtur infrastrukturën kritike digjitale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit