2.8 C
Skopje
Thursday, October 30, 2025

Shqipëria i teston për herë të parë dronët në kushte të errësirës, dalin pamjet

Shqipëria ka testuar për herë të parë dronët Bayraktarë në kushte të errësirës nga Baza Ajrore e Kuçovës, raporton Express.

Pamjet janë publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, ku është thënë se qëllimi është rritja e gatishmërisë së kësaj njësie.

“Detashmenti i Mjeteve Ajrore pa Pilot zhvilloi për herë të parë nga Baza Ajrore e Kuçovës fluturimet stërvitore natën nëpërmjet pëdorimit të sistemit të imazheve termike dhe pajisjeve të shikimit të natës.  Operarorët e dronëve #Bayraktar testuan aftësitë manovruese në kushtet e errësirës, me qëllim rritjen e gatishmërisë së kësaj njësie të Forcave tona të Armatosura”, thuhet në postim, derisa janë publikuar edhe disa pamje.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit