Shqipëria garon e 13-ta në gjysmëfinalen e Eurovision 2026

Në edicionin e 70-të të Eurovision Song Contest, Shqipëria do të garojë e 13-ta, në gjysmëfinalen e dytë që mbahet më 14 maj.

Eurovision Song Contest 2026 do të zhvillohet në Vjenë. Vendi ynë do të përfaqësohet nga Alis me këngën “Nân”.

10 vendet më të mira nga secila gjysmëfinale, të përcaktuara nga votimi i publikut dhe jurive profesionale, do të kalojnë në natën finale më 16 maj. Ndërkohë, vendi pritës, Austria, së bashku me Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, nuk konkurrojnë në gjysmëfinale, por marrin pjesë në votim dhe performojnë në spektakël.

Në gjysmëfinalen e dytë, ku garon edhe Shqipëria, do të votojnë dhe performojnë Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Austria.

Kënga “Nan” do të interpretohet në gjuhën shqipe. Ky projekt muzikor u shpall fitues i Festivalit të Këngës në RTSH, në edicionin e tij të 64-t në vitin 2025, duke u veçuar për interpretimin unik dhe mesazhin universal që përcjell për dashurinë./atsh/KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit