“Shqipëria faktor paqeje në Ballkan”- Spiropali takohet me Erdogan në Stamboll

Ministria e Evropës dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, është takuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ku kanë nënvizuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, që nuk i lidh vetëm historia, por edhe besimi.

Takimi u mbajt gjatë qëndrimit në Stamboll, në kuadër të Platformës për Paqe në Ballkan me Ministrat e Jashtëm të Rajonit.

Spiropali thekson se kontributi mes dy vendeve dhe Shqipërisë në paqen e rajonit, reflekton përgjegjësi rajonale dhe vizion afatgjatë.

“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë është ndërtuar mbi histori të përbashkët, respekt reciprok dhe besim mes dy popujve. Sot, ajo shprehet si një bashkëpunim i gjallë dhe dinamik, i orientuar drejt së ardhmes, ku dialogu, solidariteti dhe interesat e përbashkëta forcojnë stabilitetin dhe zhvillimin në rajon”, shkruan Spiropali.

Ministrja shtoi se marrëdhënia mes dy vendeve shprehet si “një bashkëpunim i gjallë dhe dinamik, i orientuar drejt së ardhmes, ku dialogu, solidariteti dhe interesat e përbashkëta forcojnë stabilitetin dhe zhvillimin në rajon”.

Postimi i plotë i Elisa Spiropalit:

“Stamboll – Nder pritja nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, një mik i provuar i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, në kuadër të Platformës për Paqe në Ballkan me ministrat e jashtëm të rajonit.

Shpreha mirënjohjen për rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Turqisë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe ekuilibrave strategjikë në Ballkanin Perëndimor, një kontribut që reflekton përgjegjësi rajonale dhe vizion afatgjatë.

Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë është ndërtuar mbi histori të përbashkët, respekt reciprok dhe besim mes dy popujve.

Sot, ajo shprehet si një bashkëpunim i gjallë dhe dinamik, i orientuar drejt së ardhmes, ku dialogu, solidariteti dhe interesat e përbashkëta forcojnë stabilitetin dhe zhvillimin në rajon”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit