Shkup, 1 janar – Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbeten dy partnerët më të rëndësishëm tregtarë për Kosovën, duke mbuluar pjesën më të madhe të eksporteve. Vlera e përgjithshme e eksporteve ka qenë mbi 110 milionë euro.
Kosova ka përmbyllur vitin 2025 me një performancë të qëndrueshme në fushën e eksporteve, duke dëshmuar se prodhuesit vendorë po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në tregjet rajonale dhe ato evropiane.
Sipas statistikave zyrtare të Doganës së Kosovës për periudhën janar–nëntor 2025, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy partnerët kryesorë tregtarë të vendit, duke përthithur pothuajse gjysmën e eksporteve totale të Kosovës.



