12.8 C
Skopje
Saturday, December 13, 2025

Shqipëri, më 22 dhjetor PD-ja do të organizojë protestë kombëtare kundër qeverisë

Partia Demokratike në Shqipëri do të organizojë një protestë kombëtare kundër qeverisë, në datën 22 dhjetor. Kështu tha kreu i saj, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kryesisë së partisë këtë të shtunë. “Me datën 22, duhet të thërrasim protestë kombëtare. Ata shqiptarë që vijnë, ata janë të bekuar. Ata që nuk do vijnë, do vijnë më vonë. Por ne kurrë nuk do bëhemi pengesë, përkundrazi nxitës të protestave gjer ditën e fundit që të krijohet qeveria teknike në këtë vend për zgjedhjet e lira. Agjendë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë PD”, tha Berisha. Berisha i quajti zhvillime të paprecedenta në 32 vitet e fundit ngjarjet e ditëve të fundit, që përfunduan me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar vendimin e Gjykatës së Posaçme që pezullonte nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit