Shqipëri-Francë, miratohet marrëveshja mbi bashkëprodhimin kinematografik

Shqipëria dhe Franca kanë miratuar marrëveshjen mbi bashkëprodhimin kinematografik.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “kjo marrëveshje synon nxitjen dhe lehtësimin e bashkëprodhimeve kinematografike ndërmjet subjekteve prodhuese të të dy vendeve”.

Sipas tij, kjo marrëveshje përcakton kushtet e pranimit të veprave në status bashkëprodhimi, përqindjet e kontributit financiar, si dhe kërkesat për pjesëmarrje artistike dhe teknike.

“Veprat e pranuara konsiderohen vepra kombëtare në të dy vendet dhe përfitojnë të njëjtat avantazhe ligjore dhe financiare si prodhimet përkatëse kombëtare”, theksoi Gonxhja.

Marrëveshja, e cila do të nënshkruhet së shpejti, parashikon procedura miratimi, lehtësi administrative, rregulla për prezantimin e bashkëprodhimit dhe krijimin e një komisioni të përbashkët për monitorimin e zbatimit të saj./atsh/KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit