Defektologia Shpresa Rashiti ka ngritur shqetësimin për ndikimin alarmant që kanë ushqimet e gatshme dhe pajisjet elektronike në zhvillimin intelektual dhe gjuhësor të fëmijëve.
Ajo thekson se produktet e marketit si fast food-et, lëngjet me sheqer, çokollatat apo çipsat përmbajnë substanca të dëmshme – sheqer të tepërt, ngjyrues, konservues dhe yndyra artificiale – të cilat:dobësojnë përqendrimin dhe kujtesën,ngadalësojnë zhvillimin e trurit dhe të gjuhës,ulin energjinë dhe motivimin për të mësuar,dhe shpesh shkaktojnë hiperaktivitet apo plogështi mendore.
Në të kundërt, Rashiti thekson se fëmijët që ushqehen me produkte të freskëta si fruta, perime, drithëra, vezë, peshk dhe arra kanë zhvillim më të mirë njohës, gjuhësor dhe emocional.
Ajo paralajmëron edhe për rrezikun e ekspozimit të hershëm ndaj pajisjeve elektronike, të cilat vonojnë zhvillimin e të folurit,dëmtojnë përqendrimin,ulin kreativitetin dhe shkaktojnë varësi,si dhe ndikojnë negativisht në gjumin dhe sjelljen e fëmijëve.
“Ekspertët rekomandojnë që deri në moshën 2 vjeç, fëmijët të mos përdorin fare pajisje elektronike. Varësia që krijohet është e ngjashme me atë të narkotikëve,” – thekson Shpresa Rashiti.