Në kumtesë për mediat, ngs Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta i Qeverisë, kanë njoftuar se do të sigurojnë transport dhe vendosjen për familjarët e të lënduarve që mjekohen jashtë vendit.
“Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta shpreh ngushëllime të thella për familjet e viktimave të tragjedisë së tmerrshme në Koçan dhe shpreh mbështetje për qëndrueshmëri dhe besim për shërim sa më të shpejtë të të hospitalizuarve.
I ftojmë familjet e viktimave që po trajtohen jashtë vendit dhe që kanë nevojë për transport ose akomodim, të kontaktojnë në numrin 070270370.
Ky numër është i disponueshëm për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje në organizimin e transportit dhe akomodimit, me qëllim sigurimin e ndihmës falas, të shpejtë dhe efikase.
Në këto momente të vështira për familjet e viktimave, besojmë se ky lloj mbështetjeje do të jetë i mirëpritur, në mënyrë që të mos përballen me shpenzime dhe burime shtesë”, thuhet në njoftimin e DPPP-së./Ora24.tv