Sot mbyllet aksioni i Shportës së Vitit të Ri, i cili u krijua me propozimin e bizneseve me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës dhe zgjati nga 15 dhjetori 2024 deri më 15 janar 2025. Qëllimi kryesor i Shportës së Vitit të Ri, i cili u krijua nga bizneset, respektivisht prodhuesit, distributorët dhe tregtarët, ishte krijimi i një liste më të gjerë të produkteve ushqimore të caktuara që vendoseshin në rafte me çmime të reduktuara.