Sot në orën 13:35, në numrin unik për raste urgjente u mor një denoncim për një person të lënduar të gjinisë femërore, shtetase e Italisë, në Malet e Sharrit, në afërsi të Liqeneve të Dobroshit.
Pas marrjes së thirrjes, Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) kontaktoi menjëherë institucionet kompetente dhe nisi aksionin e shpëtimit. Për shkak të kompleksitetit dhe terrenit të paarritshëm, për ndërhyrje u angazhua një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme, së bashku me ekipin e shpëtimit nga njësitë speciale.
Në orën 16:00, ekipi i shpëtimit arriti në vendndodhje, pas së cilës personi i lënduar u nxor me sukses dhe u transportua në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku iu dha ndihma mjekësore për shkak të një thyerjeje në këmbë.
Gjatë gjithë aksionit të shpëtimit, operatorët kujdestarë në QMK ishin në komunikim të vazhdueshëm me personat në vendngjarje dhe në koordinim me shërbimet e angazhuara të shpëtimit, me qëllim realizimin e suksesshëm dhe në kohë të ndërhyrjes. Qendra për Menaxhimin e Krizave shpreh mirënjohje për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shërbimet e tjera që morën pjesë në shpëtimin e suksesshëm.



