Një shpërthim i madh raportohet në një strukturë ushtarake për eksplozivë në Tennessee.
Mediat lokale raportojnë se shumë persona janë të zhdukur, ndërsa dysohet për disa viktima.
Shpërthimi, rreth një orë në jug të Nashville, u konfirmua nga Zyra e Sherifit të Qarkut Hickman.
“Mund të konfirmojmë se ka pasur një shpërthim në Accurate Energetic Systems në zonën e Bucksnort”, tha zyra e sherifit.
“Shërbimet e emergjencës janë aktualisht në vendngjarje duke punuar për të adresuar situatën.”