11.8 C
Skopje
Friday, October 17, 2025

Shpërthen zjarri në fabrikën për përpunimin e qumështit në Kamjan të Tetovës

Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e sotme në një fabrikë për përpunimin e qumështit në fshatin Kamjan të Tetovës, raporton Portalb.mk.

Fabrika Hit 73 vijon të digjet ndërsa zjarrfikësit po mundohen që ta shuajnë zjarrin i cili po përhapet me shpejtësi të madhe.

Zyrtarisht ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Rikujtojmë që në Tetovë ka pasur disa zjarre të përmasave të mëdha.

Në muajin maj 2022 një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu në hapësirat e ish fabrikës “Makedonija Tabak” dhe “Pofix” në Tetovë.

Në gusht 2023 një zjarr kaploi tendat për shitje të librave para Qendrës për Kulturë të Tetovës.

Në nëntor 2023 një zjarr i madh shpërtheu në depon e ngjyrave dhe materialeve kimike në Falishtë të Tetovës.

Në shkurt 2024 në Zhelinë të Tetovës shpërtheu një zjarr i madh u dogj sasi e madhe e gomave.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit