Villkani Kilauea, i vendosur në Ishullin e Madh të Havait, ka rinisur shpërthimet e tij, duke magjepsur banorët dhe vizitorët prej gati një viti.
Vullkani po nxjerr burime lave që ndriçojnë qiellin gjatë natës me një shkëlqim të kuq të fortë. Shpërthimi aktualisht është i kufizuar brenda Parkut Kombëtar të Vullkaneve të Havait.
Shkencëtarët e Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së po monitorojnë nga afër rritjen e aktivitetit sizmik dhe sjelljen e rrjedhës së lavës, por për momentin asnjë komunitet nuk rrezikohet.
Kilauea, rreth 200 milje në jug të Honolulusë, ka pasur shpërthime të rregullta që nga fundi i vitit të kaluar.






