Zenel MIFTARI
Shkup, 2 qershor – Pasi u vërtetuan mandatet e deputetëve në Parlament dhe u zgjodh kryeparlamentari i ri, u hap rruga dhe për formimin e Qeverisë së re. Gjatë javës që pason pritet që kreu i VMRO-DPMNE-së, të merr mandatin për formimin e qeverisë nga presidentja e parë grua Gordana Siljanovska Davkova. Presidentja edhe gjatë fjalimit të saj të parë gjatë marrjes së detyrës në fjalimin e saj inaugurues foli për rëndësinë e emancipimit të rolit të gruas në shoqëri dhe largimin e steriotipeve ndaj grave. Ajo u shpreh se do të angazhohet që ta përmirësoj rolin e gruas dhe të kontribuojë në barazinë gjinore në vendin tonë.
madh është kur gratë me vetëmiratim pranojnë këtë lloj shovinizëm politik nga meshkujt dhe në këtë mënyrë ushqejnë pushtetin absolut të burrave ndaj tyre. Shqetësimin më të madh që kam unë, shtoi ajo është që gratë po ju duartrokasin agresorit mashkull mbi deformimin e identitetit femër, një ndarje e thellë që shkakton humbjen kulturore të fuqisë që ky identitet ka.
“Pra, figura e gruas është getoizuar duke harruar që gjithëpërfshirja e gruas inkurajon dhe krijon klime nxitëse në shoqëritë civile. Gruaja politikane shqiptare ka pozicion margjinal dhe inekzistent në politikë. Gratë përbëjnë gjysmën e sovranit andaj nuk mund të ketë legjitimitet institucional dhe çdo demokraci që përjashton atë paraqet vetëm lajthitje. Duke qenë gjysma e sovranit çështja e kuotave duket një çështje sasiore dhe e shëmtuar që nuk prodhon konkurrencë. Funksionet jetike të gruas janë më shumë se aq! Për fund mund të them se nga të gjithë ndodhitë e fundit në politikë që u quajtën historike, për mua mbetet vetëm një gjë historike, përsëri asnjë grua në ekzekutivë”, u shpreh ajo në fund.





