Shoqatat e diabetikëve: Mungon sistemi i mbyllur për menaxhimin e glikemisë, Ministria shpall tender për 800 pacientë

Shoqata e pacientëve me diabet kërkon sigurimin e terapisë moderne për menaxhimin e sëmundjes.

Aktualisht, ata thonë se në vend nuk ka sistem të mbyllur për menaxhimin e glikemisë, respektivisht pompë dhe sensor të lidhur mes vete, ku sensori mat sheqerin dhe pompa automatikisht cakton dozën e insulinës. Pa këtë pompë, pacientët përballen me rrezik të shtuar dhe kosto të larta.

Shumë prej tyre vuajnë edhe nga sëmundje shoqëruese, çka e përkeqëson gjendjen e tyre shëndetësore.

“Sëmundjet shoqëruese më të shpeshta që ndodhin janë amputimet, dëmtimi i syve nga tensioni i lartë i syve, sëmundjet e zemrës të cilët vijnë nga komplikimet e diabetit. Për këtë ne kërkojmë që të mund të furnizohemi me pompa automatike të insulinës, të cilët janë të nevojshme për pacientët me diabet të tipit 1 të cilët ndihmojnë në rregullimin e glikemisë në gjak”, tha Martin Nikolov, drejtori operativ i Shoqatës së Pacientëve me diabet.

Autoritetet janë në dijeni për kërkesat e tyre. Në vendet e rajonit me sensorë modernë, rezultatet janë shumë më të mira dhe komplikimet më të pakta. Sipas Shoqatës, kostoja e trajtimit të një pacienti me komplikime është aq e lartë, sa me të njëjtat mjete financiare mund të trajtohen gjashtë pacientë që nuk kanë zhvilluar komplikime.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se është në proces e sipër tenderi për sigurimin e kësaj terapisë moderne për 800 pacientë. / Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit