Një shkupjan është arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi sipas Policisë, tek i njëjti është gjetur kokainë, përcjell TV21.
“Më 21.12.2025, në ora 14:30, nga ana e zyrtarëve policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB-Shkup, është privuar nga liria J.S. (34) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Gjatë kontrollit tek J.S. është gjetur kokainë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj J.S. do të parashtrohet kallëzim përkatës.”, thonë nga MPB.





