Në ditën e dytë të vitit, qyteti i Shkupit gjendet në vendin e katër për ajër më të ndotur në në Evropë.
Sipas faqes së specializuar për matjen e cilësisë së ajrit IQAir, ajri në Shkup ka indeks 154.
Nivelet e larta të ndotjes, sipas ekspertëve, ndikojnë seriozisht në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht në muajt e dimrit kur rritet përdorimi i karburanteve dhe pajisjeve ngrohëse.






