Sipas indeksit të publikuar nga “Numbeo” në fillim të këtij viti, nga 142 qytete evropiane, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 124-të përsa i përket kostos së jetesës. Sipas indeksit për janarit, qytetet më të shtrenjta në rajon janë Lubljana, Athina, Spliti, Selaniku, dhe Zagrebi, dhe renditen nga 76 deri në 85 në listën e renditjes. Më pas renditet Tirana në vendin e 92-të, e ndjekur nga Beogradi, Shkupi, Sarajeva, Podgorica, Sofja, Bukureshti dhe Budapesti. Më lirë se në Shkup për të jetuar në rajon është vetëm në Prishtinë dhe Nish, ndërsa pjesa tjetër e qyteteve që janë në fund të listës janë kryesisht në Ukrainë dhe Rusi.
Indeksi merr parasysh koston e qirasë, shpenzimet mujore, indeksin e ushqimeve, çmimet e restoranteve dhe indeksin e fuqisë blerëse lokale. Shpenzimet mujore të parashikuara për një familje katër anëtarësh në Shkup janë 118.653 pa llogaritur qiranë, ndërsa qiraja është mesatarisht 92.3% më e ulët se në Nju Jork.
Indeksi i kostos së jetesës llogaritet si përqindje e kostos së qytetin të Nju Jork-ut. Për shembull, kostoja e jetesës në Tiranë është 41,9% e Nju Jork-ut, në Beograd është 39.4%, Podgoricë 35.5%, Sarajevë 33.2%, Shkup, 31.6%, dhe Prishtinë 25.2%. Kurse, gjysma e qyteteve evropiane kanë fuqi blerëse mbi mesataren e Nju Jork-ut. Ndërkaq, në Sarajevë fuqia blerëse është 63.4%, Podgoricë 62.7%, Shkup 60.1%, Beograd 57.8%, dhe në Prishtinë 57.1%. Prishtina është më e lira me restorante që kanë çmime deri në 21.8% të mesatares së Nju Jork-ut.
Në krye të listës me koston më të shtrenjtë të jetës janë Cyrihu, Gjeneva, Bazeli dhe Berna në Zvicër. Mynihu renditet i 15-ti në listë me një indeks prej 65.3% dhe është qyteti më i shtrenjtë për të jetuar në Gjermani. (koha.mk)





