Edhe ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, disa herë ka dalë me reagime për gjendjen në gjyqësor.
Ajo ka thënë se, përkundër përkushtimit dhe ndihmës së madhe financiare të Qeverisë amerikane në dekadat e fundit për ngritjen e një sistemi funksional dhe të pavarur gjyqësor, rezultatet mungojnë.
“Fatkeqësisht, investimi ynë në progresin e gjyqësorit nuk dha rezultatin e pritshëm”, pati deklaruar ambasadorja Aggeler kohë më parë./REL