Gazetari i mirënjohur nga Shqipëria, Armando Shkullaku, gjatë një debati në Syri TV te Çim Peka bashkë me kryetarin e Tetovës Bilall Kasami, deklaroi se nuk është e vërtetë propaganda që po bëhet se pas rënies rënies së Ali Ahmetit, shqiptarët paskan humbur ndonjë të drejtë etnike.
Ai tha se përkundër faktit se VMRO DPMNE-ja ka shumicë absolute në Kuvend, shqiptarët nuk kanë humbur asnjë të drejtë.
“Unë nuk ju besoj këtyre teorive se me ikjen e Ali Ahmetit shqiptarët humbën disa të drejta, etj”, tha Shkullaku.