7.8 C
Skopje
Wednesday, December 24, 2025

Shkarkohet Ministri i Eurointegrimeve, Orhan Murtezani; pritet të votohet Bekim Sali dhe Muhamed Hoxha

 

Kuvendi sapo ka shkarkuar ministrin për Eurointegrime, Orhan Murtezanin.

Ky vendim vjen si rezultat i marrëveshjes brenda Qeverisë dhe koalicionit VLEN për ndryshimin e disa ministrave në Qeveri, pas zgjedhjeve lokale, ku disa ministra u zgjodhën kryetarë komunash, siç ishte rasti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekologjisë, Izet Mexhiti.

Kuvendi, për momentin, po diskuton për zgjedhjen e ministrave të rinj, siç është Bekim Sali, i cili pritet të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Eurointegrimeve, si dhe për zgjedhjen e ministrit të Ekologjisë, post që pritet t’i besohet Muhamed Hoxhës. /Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit