13.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Shiu dhe breshëri bllokojnë Tetovën, shihen vetura nën ujë (VIDEO)

Pas shiut të rrëmbyeshëm është bllokuar Tetova. Disa rrugë në dalje dhe hyrje të Tetovës janë totalisht të bllokuara nga shiu. Siç ka arritur TetovaSot të siguroj një video shihet se rruga Tetovë nën kalimi për në Shkup është mbushur me ujë dhe disa vetura kanë ngecur nën urë.


Ekipet e zjarrfikësve shihen duke tentuar që të lirojnë kanalin që të lirohet rruga, por e pa mundur pasi shiu vazhdimisht bie. Shumë vetura kanë tentuar që të gjejnë rrugë tjera alternative për të hyrë në Tetovë, por të gjitha nënkalimet janë të bllokuar dhe është krijuar një panik tek shoferët.

Nga komuna e Tetovës nuk ka ndonjë paralajmërim se cilët rrugë janë kaluese dhe cilët janë ndaluese.

 

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit