Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

Shumë zona në Shqipëri tashmë disa ditë janë nën ujë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, bora e sotme e përkeqëson akoma më shumë situatën dhe është regjistruar viktima e parë nga përmbytjet.

“Sot është regjistruar viktima e parë nga moti i keq. Bëhet fjalë për një burrë 54-vjeçar i cili u gjet pa shenja jete në një kanal kullues pranë ish-repartit ushtarak, në Durres. Konstatimet fillestare janë se personi A. H. është marrë nga rryma e ujit ndërsa ishte i angazhuar në pastrimin e kanalit, si pjesë e ekipit të kompanisë komunale”, raportuan mediat.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata në disa rrethe mbetet kritike, veçanërisht në rajonet e Shkodrës, Lezhës, Durresit, Fierit, Beratit dhe Gjirokastrës.

“Në disa zona të qarkut të Elbasanit dhe në veri të vendit, shiu u shndërrua në reshje dëbore, të cilat shkaktuan vështirësi në trafik në shumë rrugë, ku tashmë ka probleme për shkak të rrëshqitjeve të mëdha të dheut dhe shembjeve të shkëmbinjve. Të gjitha shërbimet kompetente, policia dhe ushtria, janë të përfshira në përballimin e situatës”, njoftoi ministria.

Në zonat e përmendura, uji në rrugë dhe shtigje arrin deri në 60 centimetra, prandaj trafiku lejohet vetëm për automjete të rënda. Mijëra hektarë të vendit janë nën ujë, rreth një mijë shtëpi, institucione dhe biznese janë përmbytur, mbi 500 persona janë evakuuar, si dhe një numër i madh bagëtish. Probleme ka edhe në furnizimin me energji elektrike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit