Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kërkon hetim urgjent për zjarrin në Tetovë që paralizoi sinjalin e Televizionit Koha
Kolegët nga Televizioni Koha kanë konfirmuar se zjarri ka paraqitur një rrezik për jetën e gazetarëve dhe punonjësve të këtij mediumi. SHGM i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë të kryejnë një hetim urgjent dhe efektiv për të përcaktuar shkakun e zjarrit, përgjegjësit dhe për të marrë masa për parandalimin e incidenteve të ngjashme në të ardhmen.
Siguria e gazetarëve është thelbësore për funksionimin e demokracisë. SHGM do të vazhdojë të luftojë për mbrojtjen e lirisë së medias dhe sigurinë e gazetarëve në Maqedoninë e Veriut.