15.8 C
Skopje
Saturday, November 8, 2025

SHGM: Dënim për sulmin ndaj kolegut Furkan Saliu nga përmbaruesja Vesna Jakimovska

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon sulmin e sotëm fizik ndaj gazetarit Furkan Saliu nga përmbaruesja nga Kërçova, Vesna Jakimovska.

Kjo ngjarje skandaloze vjen pas një sërë storjesh kërkimore për përmbaruesen nga PortaliX dhe Saliu, i cili sot teksa merrte një deklaratë nga përmbaruesja u sulmua fizikisht prej saj dhe pësoi një dëmtim në dorë, ndërsa ju thye edhe një mikrofon nga pajisjet e tij të punës. Kolegu Saliu ka lajmëruar policinë në vendngjarje dhe aktualisht është duke dhënë deklaratë në stacion policor. Për këtë ngjarje është njoftuar edhe prokurori nga Kërçova.

SHGM menjëherë ka kontaktuar me pikat e kontaktit në MPB dhe PTHP të lidhura me  këto raste, për të ndjekur nga afër ngjarjen.

Pikat e kontaktit, pra personat në Ministrinë e Brendshme dhe PTHP, kanë një rëndësi të madhe në kuadrin e komunikimit të shpejtë dhe efektiv me SHGM-në kur bëhet fjalë për cenimin e të drejtës së gazetarit apo punonjësit të medias, dhe mundëson mbrojtje më të madhe institucionale.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit