Shënohet Epopeja e UÇK-së në Firence të Italisë

Në qytetin e bukur të Firenze-s, u zhvillua një ceremoni e veçantë për nder të epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ngjarja mblodhi personalitete të rëndësishme nga Maqedonia dhe Kosova, duke përfshirë Lulzim Jashari, deputet nga Maqedonia, Adnan Azizi, deputet nga Kosova, Enver Dugolli, si dhe nënkryetarin Ardian Gola.
Ambasadorja Nita Shala dhe ministri i Kulturës së RMV-së, Sedat Sulejmani, gjithashtu morën pjesë, duke shprehur mirënjohjen për sakrificën dhe historinë heroike të UÇK-së.
Ky aktivitet u organizua për të ruajtur kujtimin e lavdisë dhe për të forcuar lidhjet kulturore dhe historike mes shqiptarëve në rajon dhe diasporë.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit