17.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Shënohen Ditët Erasmus 2025, Agjencia Kombëtare mori mjete nga BE-ja për financimin e projekteve të mobilitetit

Shkup, 14 tetor – Me „Stafetën Erasmus – kuti në lëvizje“, Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore
Evropiane dhe Mobilitet filloi agjendën për shënimin e Ditëve – Erasmus 2025. Nxënësit dhe
mësimdhënësit nga Shkolla Fillore „ Aco Shopov“ në Butel, të cilët tashmë i kanë përjetuar
përfitimet nga pjesëmarrja në këtë program arsimor evropian përmes projektit për mobilitet,
janë të parët që në mënyrë simbolike do t’i vendosin mesazhet dhe rekomandimet e tyre në
kuti, për të stimuluar përdoruesit e rinj të programit. Pasi kutia të ketë kaluar nëpër shkollat
në mbarë vendin, të gjitha letrat do të bëhen publike.
Në fillimin e aktivitetit e pranishme ishte ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna
Janevska, e cila shprehu kënaqësinë që, pas disa viteve ku ishte vënë në pikëpyetje
kredibiliteti i Agjencisë Kombëtare, për shkak të parregullsive të konstatuara në punën e saj,
fillon periudha e funksionimit normal të këtij institucioni.
„Besimi është kthyer, janë miratuar fondet e BE-së për financimin e projekteve në kuadër të
programit Erasmus për vitin 2025, për të cilat interesi është rritur ndjeshëm. Kjo shihet nga
fakti se këtë vit numri i aplikimeve për projekte të mobilitetit të nxënësve dhe
mësimdhënësve në kuadër të Erasmus është rritur mbi 100% krahasuar me vitin e kaluar.
Nëse në vitin 2024 ishin parashtruar rreth 150 aplikime, këtë vit janë parashtruar mbi 300“,
theksoi Janevska.
Ministrja gjithashtu informoi se do të nënshkruhen kontrata për 161 projekte me vlerë rreth 7
milionë euro, kryesisht në fushat e gjithpërfshirjes, metodave të reja të të mësuarit dhe
mësimdhënies, transformimit digjital dhe demokracisë, ndërsa do të përfshihen 270
institucione dhe organizata nga Maqedonia.
Drejtorја e Agjencisë Kombëtare, Ana Mihajllov, u shpreh se është e kënaqur me punën
përgjatë dy muajve të kaluar, dhe më e rëndësishmja është se proceset që ishin vënë në
pikëpyetje tani më janë zhbllokuar.
“ Tanimë i kemi marrë mjetet nga BE-ja dhe do të theksoj se këtë vit, partnerë të
institucioneve, organizatave dhe shkollave tona në realizimin e projekteve janë institucionet
dhe organizatat të ngjajshme  nga vendet si Italia, Spanja dhe të tjera nga BE-ja, për dallim
nga më parë kur rrjetëzimi bëhej kryesisht me vendet nga Ballkani Perëndimor. Gjithashtu,
bashkëpunimi rajonal vazhdon të trajtohet, por është mirë që po zgjerohemi edhe pak më
shumë në Evropë,” tha Mihajllov.

Ghithashtu theksoi se këtë vit do të ketë 600 mobilitete më shumë në krahasim me vitin e
kaluar, që do të thotë rritje e numrit të pjesëmarrësve dhe  shfrytëzuesve  të përfitimeve të
Erasmus.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit