4.8 C
Skopje
Sunday, November 2, 2025

Shefkije Alasani: Rinia duhet të ndjekë pasionin, jo trendet e momentit

Gazetarja dhe aktivistja Shefkije Alasani ka theksuar rëndësinë e ndjekjes së pasioneve personale nga të rinjtë, duke lënë mënjanë presionet shoqërore dhe trendet kalimtare. Në një deklaratë për Ora24.tv, Alasani u shpreh se suksesi nuk varet nga vendndodhja apo fusha e zgjedhur, por nga lidhja e sinqertë që një individ ka me atë që bën.

“Fokusimi është më shumë interes personal, varësisht kush ku e gjen veten – sepse jo çdo kush e gjen veten në politikë, sport apo art,” tha Alasani. Ajo theksoi se për të pasur sukses, është jetike që të rinjtë të bëjnë atë që e duan me të vërtetë. “Vetëm kur ndihesh se kjo është ajo që dua dhe jam për këtë gjë, mund të arrish suksesin.”

Alasani i bëri thirrje të rinjve që të mos ndjekin verbërisht trendet e momentit, por të fokusohen në atë që i bën të ndihen mirë dhe të plotësuar. “Të rinjtë nuk duhet të shohin çfarë është trendi i momentit. Duhet të fokusohen në ato që i bëjnë të ndihen mirë,” përfundoi ajo.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit