Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë vendin të martën, më 3 mars, në një vizitë zyrtare.
Nikoqire e tij do të jetë presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Rutte pritet të takohet gjithashtu me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. Ai do të vizitojë edhe stërvitjen demonstruese të Armatës.
Kjo do të jetë vizita e parë e Rutte si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në Shkup. Ai kishte vizituar vendin në nëntor 2021, kur ishte kryeministër i Holandës.
Në vitin 2023, për vizitë zyrtare në Maqedoni ishte edhe Sekretari i atëhershëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.



