12.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

SHBA, vetëm dy gjini në pasaportë/ Gjykata e Lartë i hap rrugë urdhrit të Trump kundër gjinisë X

Gjykata e Supreme e Shteteve të Bashkuara vendosi ti jepte driten jeshile Administates se Presidentit Amerikan Donald Trump per te zbatuar nje politike qe ndalon personat transgjinore dhe ata qe nuk duan te tregojne gjinine e tyre qe te ndryshojne gjinine e tyre ne dokumentat e tyre te identifikimit.

Dicka e tille nenkupton se tashme ne Shtete e Bashkuara do te kete vetem dy gjini qe do te vendosen ne dokumentet e Identifikimit Femer dhe Mashkull. Nje person transgjinor nuk do te kete mundesine qe te vendose ne pasaporte gjinine qe do, por ate me te cilen ka lindur.

Vendimi përbën një tjetër fitore për administratën Trump në axhendën emergjente të gjykatës dhe lejon zbatimin e politikës se Presidentit Amerikan. Vendimi pezullon urdhrin e një gjykate më të ulët që kërkonte t’u jepej qytetarëve mundësia të zgjidhnin “M”, “F” ose “X” në pasaportë, sipas identitetit të tyre gjinor.

Në urdhrin e shkurtër, i nënshkruar pa emra individualë, shumica konservatore e gjykatës argumentoi se politika “nuk është diskriminuese”, duke thënë se shënimi i seksit të lindjes në pasaportë “nuk cenon parimet e mbrojtjes së barabartë më shumë sesa shënimi i vendit të lindjes”.

Paditësit, persona transgjinorë dhe jo-binarë, pohuan në gjykatë se pasaportat me seksin e lindjes i vënë në rrezik në udhëtime, pasi disa prej tyre janë përballur me kontrolle poshtëruese, akuza për dokumente të rreme dhe sulme seksuale gjatë kalimeve kufitare.

Departamenti i Shtetit ndryshoi rregullat e pasaportave pas urdhrit ekzekutiv të Trump në janar, i cili deklaronte se SHBA do të “njohë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër”, bazuar në certifikatat e lindjes dhe klasifikimin biologjik.

Mundesia per te lejuar ndryshimin e Gjinise ne Dokumentat zyrtare te identifikimit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka ekzistuar qe ne vitet 70 por tashme kjo politike ka marre fund.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit