9.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

SHBA, një person humb jetën pas infektimit me virusin e mushkonjave

Një person në shtetin New Hampshire të SHBA-së vdiq pasi u infektua me virusin e encefalitit lindor të kuajve (eastern equine encephalitis), i cili transmetohet nga mushkonjat te njerëzit, transmeton Anadolu.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (DHHS) i shtetit amerikan, në një deklaratë me shkrim u njoftua se pacienti, i cili ishte shtruar në spital për shkak të simptomave të rënda të sistemit nervor qendror dhe rezultoi pozitiv me virusin e encefalitit lindor të kuajve, ka ndërruar jetë.

Duke njoftuar se rasti i fundit i virusit të encefalitit lindor të kuajve i përhapur nga mushkonjat është vërejtur në vitin 2014, DHHS tha se virusi i encefalitit lindor i kuajve u zbulua te dy persona nga shtetet Massachusetts dhe Vermont.

Zyrtarët e shtetit të Massachusetts-it njoftuan se spërkatja kundër mushkonjave do të bëhet në rajonet Plymouth dhe Worcester si pjesë e luftës kundër sëmundjes. Autoritetet deklaruan se kanë ndaluar ngjarjet në natyrë të planifikuara për orët e mbrëmjes në rajonin e Oxfordit.

– Virusi i encefalitit lindor të kuajve

Virusi i encefalitit të kuajve lindor, i transmetuar te njerëzit përmes mushkonjave të infektuara, njihet si një sëmundje e rrallë dhe vdekjeprurëse.

Sipas të dhënave të Qendrës së SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, afërsisht 30 për qind e të infektuarve me këtë sëmundje vdesin ndërsa ata që i mbijetojnë sëmundjes mund të hasin disa probleme neurologjike.

Simptomat e sëmundjes përfshijnë temperatura të larta, dhimbje koke, të vjella, diarre dhe përgjumje. Ende nuk ka një metodë trajtimi për sëmundjen.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit