13.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

SHBA kryen sulme ajrore ndaj rebelëve Houthi në Jemen

Mediat e rebelëve pro-iranianëHouthi raportojnë për sulme ajrore amerikane në kryeqytetin Sanaa, Saada dhe Al-Bayda.

Grupi Houthi tha se sulmet ajrore amerikane goditën disa rajone në Jemen të mërkurën mbrëma, raporton AA.

Televizioni Al-Masirah, i lidhur me Houthi, raportoi se avionët luftarakë amerikanë shënjestruan disa lokacione në Sanaa, Saada në veri dhe rrethin As-Sawadiyah në provincën Al-Bayda në Jemenin qendror.

Të shtunën, presidenti I SHBA-së Donald Trump tha se kishte urdhëruar një sulm të madh kundër Houthis në Jemen.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit