Emergjenca kombëtare e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, do të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 26 qershor 2024, njoftoi dje Shtëpia e Bardhë. “Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare të stabilizimit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetin pengues, dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në arsyetimin e vazhdimit të kësaj emergjence, raporton Portalb.mk.
1622(d)), po vazhdoj për 1 vit urgjencën kombëtare të shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219 në lidhje me Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Ky njoftim do të botohet në Regjistrin Federal dhe do t’i transmetohet Kongresit.
Në vitin 2021, presidenti Joe Biden, shpalli Urdhrin ekzekutiv për ngrirjen e pasurive dhe ndalimin e hyrjes në ShBA përfshirë ata që punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe asaj Kornizë të Ohrit.
Vazhdimi i kësaj emergjence, ka ardhur pas rritjes së tensioneve midis dy vendeve, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, pas betimit të presidentes Gordana Siljanovska Davkova, e cila gjatë betimit, nuk e përmendi emrin kushtetues të vendit. Kjo situat ka shtuar dyshimet, nëse Qeveria e ardhshme do t’i përmbahet Marrëveshjes së Prespës.





