Shkup, 30 tetor – Nëse “Akti i Demokracisë dhe Progresit në Ballkanin Perëndimor” miratohet nga Kongresi dhe Senati amerikan dhe nënshkruhet nga presidenti Donald Trump, Shtetet e Bashkuara do të angazhohen ligjërisht që politika e tyre e jashtme të mos mbështesë ndarjen e territoreve, shkëputjen apo ndonjë ndryshim tjetër kufitar bazuar mbi etni në Ballkanin Perëndimor, përfshirë midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndarjen e mundshme të Republika Sërpskas, raporton Koha.net.
Ky parashikim është pjesë e Seksionit 11 të projektligjit, që merret me raportet midis Kosovës dhe Serbisë, dhe thekson se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, e arritur më 27 shkurt 2023 me mbështetjen e Bashkimit Evropian, duhet të zbatohet shpejt. Ligji promovon gjithashtu biseda bilaterale, iniciativa konkrete për rritjen e tregtisë dhe investimeve, si dhe mbështetje nga SHBA-ja për një marrëveshje përfundimtare.


 
                                     
 



